Lajmet

Apple patenton sensorët për Siri

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Apple patenton sensorët për Siri

Siri-logo-290x290Një përditësim mëse i ndjeshëm dhe i dukshëm në përdorim mund të vijë së shpejti në Siri, asistentin personal virtual në iOS. Zyra e Regjistrimit të Patentave në SHBA ka publikuar të martën patentën më të re nën titullin “Metoda dhe aparate për ndërtimin e një asistenti inteligjent automatik”, titull që përshkruan thelbësisht se çfarë pritet të jetë Siri. Ky titull që të jep përshtypjen e diçkaje të madhe, do të jetë përkufizimi i saktë i asistencës që mund të ofrojë Siri, asistencë automatike për njerëzit në një rang të gjerë situatash dhe rrethanash.

Sipas Patently Apple, agjencia më e madhe e lajmeve që publikon në lidhje me patentat dhe blerjet e reja të Apple, teknologjia e re e Siri-t do të mbështetet në një kombinim softuerik dhe sensorësh që të identifikojë se ku janë njerëzit.

Me pak fjalë, kjo tregon se si Siri, duke përdorur informacione që mblidhen nga sensorët, do të kujtojë një person që të bëjë diçka që ka për ta bërë, për shembull, marrja e ilaçeve. Në këtë shembull, Siri analizon dhe kupton që përdoruesi është në kuzhinë, duke ngrënë dhe orën. Në bazë të këtyre të dhënave bazë që merr, Siri kupton që ka ardhur koha që përdoruesi të marrë mjekimin me ilaçe dhe këtë ia kujton përdoruesit.

Siri është bërë një produkt i rëndësishëm për Apple, edhe pse debatet vijojnë për të se sa i nevojshëm është dhe për mënyrën e përpunimit të informacionit. Ka një numër të madh njerëzish që mbështeten shumë në asistentin personal, por ka edhe një numër të mirë që e shohin si të padobishëm e nuk e përdorin.

Gjithsesi, Apple është e vendosur t’i përkushtohet akoma më shumë Siri-t duke e përmirësuar. Veç ofrimit të instruksioneve në shtëpi, patenta thotë që mund të përdoret edhe nga kirurgët ose nga persona që janë fizikisht të dëmtuar. Gjithsesi, duhet të theksohet se ashtu si shumica e kompanive më të mëdha, Apple i regjistron produktet e saj dhe merr patentat shumë shpesh. (PCWorld Albanian)

Tags >

Applesiri
Lajmet e fundit>