Biznes

Apple Pay lançohet këtë javë

Oct 13 2014
0 Shpërndarje
Apple Pay lançohet këtë javë

APPLE-BIG_3032569bPronarët e iPhone 6 dhe 6 Plus do të jenë në gjendje ti përdorin këto artikuj për të blerë nga Walgreens, McDonalds dhe Staples në SHBA duke filluar nga kjo fundjavë. Kjo është ajo që sugjerojnë raportet në media të ndryshme dhe stafi i Apple tashmë ka filluar përdorimin e këtij shërbimi në mensat e kompanisë për blerje ushqimi. Për publikun, aplikacioni i bazuar në iPhone “Pay “do të mund të përdoret duke filluar nga kjo fundjavë dhe do të lejojë konsumatorët në SHBA të blejnë mallra dhe shërbime nga pajisjet e tyre iPhone 6 dhe 6 Plus duke përdorur një terminal pagesash. Nga ana tjetër, burimet nga brenda ambienteve të Apple tregojnë se të punësuarit janë tashmë duke e përdorur këtë aplikacion për të blerë drekën. Burime jozyrtare të Apple thonë se çdo punonjës ka pasur gjysmë ore trajnim për të mësuar si funksionon ky sistem pagesash.

Një burim i brendshëm nga Walgreens thotë se do të fillojë të pranojë këto lloj pagesash me Pay më 18 tetor. Po ashtu, është njoftuar që dhe McDonalds, Macy’s dhe Staples kane nënshkruar me Apple për këtë shërbim. Mësohet se shpallja e detajeve për “Pay” do bëhet gjatë ceremonisë për lançimin e iPad që është planifikuar të bëhet më 16 tetor. Apple Pay do të gjendet në çdo iPhone të ri 6 dhe 6 Plus. Ai do të përdorë chips NFC që ofron një komunikim të sigurt dhe wireless, dhe përdor sensor touch ID me gjurmë gishtash për të verifikuar blerjet.

Duke përdorur kamerën iSight për iPhone ju mund të bëni një foto të kartës tuaj bankare dhe detajet automatikisht do të shtohen në shërbimin Pay, në një aplikacion të quajtur Passbook. Më pas, ju mund të bëni pagesën në çdo dyqan që ka firmosur me Apple thjesht duke skanuar telefonin tuaj në aparaturën e dyqanit, dhe duke përdorur gishtin tuaj mbi sensorin e kontaktit të ID.

Kur përdorni këtë shërbim, vetë Apple nuk do të ketë informacion mbi atë që keni blerë, sa kushton apo ku e keni blerë atë; ky informacion do të kalojë direkt në bankën tuaj. Dyqani gjithashtu nuk merr nga të dhënat tuaja personale të pagesës. Apple pretendon se kjo e bën këtë shërbim shumë më të sigurt. Apple është bashkuar me MasterCard dhe Visa për të nisur përdorimin e këtij shërbimi në SHBA. Ajo do të vihet në përdorim në SHBA këtë javë, dhe Apple thotë se është duke punuar shumë për ta sjellë atë në më shumë vende. Por nuk ka fjalë ende për një datë që të fillojë të përdoret në Britani të Madhe e më gjerë.

“Ky mund të jetë rasti që një prodhues pajisjeje mobile të marrë një pjesë të madhe të tregut të pagesave NFC, por fitimi i besimit të konsumatorëve për të trajtuar pagesat në mënyrë të sigurt do të jetë një faktor kritik.” Pavarësisht lehtësisë të të pasurit të një smartfoni që mund të përdoret për të blerë sanduiçin tuaj ose për të paguar faturat tuaja, studimi i Deloitte-s sugjeron që të paktën për pak kohë, njerëzit do të vazhdojnë të jenë të rezervuar në lidhje me përdorimin e telefonit të tyre si një formë pagese. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>