Biznes

Apple Pay po ndryshon mënyrën se si klientët paguajnë

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Apple Pay po ndryshon mënyrën se si klientët paguajnë

4550566341.jpg1Jo më larg se në muajin tetor, gjiganti Apple lançoi platformën e pagesave NFC me anë të smartfonit të quajtur Apple Pay. Kjo është një risi që pavarësisht kritikave është mirëpritur nga publiku i gjerë. The New York Times deklaroi se konsumatorët amerikanë dhe mënyra se si ata paguajnë është duke ndryshuar në sajë të platformës Apple Pay.

Vetëm rrjeti i dyqaneve Whole Food ka regjistruar një rekord prej 150.000 të transaksioneve më anë të një iPhone-i. Ditët e fundit pagesat NFC janë dyfishuar gjithashtu në Mc Donalds dhe Walgreens. Këto pagesa tashmë përfshijnë 50% të pagesave totale. Apple Pay nuk ka dominuar aq fuqishëm në treg, por pavarësisht kësaj numrat e përdoruesve në rritje tregojnë se ajo do të marrë përmasa akoma më të mëdha. Rivalët e Apple Pay, Softcard dhe Google Wallet kanë regjistruar rritje në numrin e përdoruesve. Tani që teknologjia sa vjen e po avancohet parashikohet që pagesat NFC të përhapen në tregje të reja dhe tregtarët po përpiqen të investojnë më shumë në këtë teknologji.

Apple Watch, e cila do të vijë pranverën që vjen, pritet që të jetë një mbështetje e madhe për platformës Apple Pay. Një nga shumë karakteristikat që ora do të ketë është opsioni i përdorimit të kartës së debitit apo kreditit për të paguar. Kompania thotë se kjo gjë do të ndërtohet në një mënyrë shumë të sigurt që të dhënat të mos rrezikohen nga hakerat. Çdo transaksion dhe çdo përdorues do të ketë një kod specifik në procesin e pagesës. Apple Pay dhe sisteme të tjera NFC i vështirësojnë shumë përpjekjet e hakerave për të marrë të dhëna dhe kjo mendohet se është arsyeja kryesore që këto platforma po mirëpriten dhe po rezultojnë të suksesshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>