Harduer

Apple përditëson dhe ul çmimin e iPod Touch 16 GB

Jun 28 2014
0 Shpërndarje
Apple përditëson dhe ul çmimin e iPod Touch 16 GB

gsmarena_001Kompania Apple ka përditësuar produktin iPod Touch si dhe ka ulur çmimin e tij në treg. iPod Touch 16 GB u hodh në treg vitin e kaluar, ku shënoi një numër të lartë shitjesh anembanë botës për një çmim prej 230 dollarë.

Këtë vit kompania Apple ka vendosur ta përditësojë këtë produkt duke i shtuar një kamerë prej 5 megapiksel si dhe duke i dhënë një varietet ngjyrash. Me gjithë përmirësimet që iu bënë produktit, Apple ka vendosur që ta lëshojë në treg për një çmim akoma më të lirë. Versioni i ri 16 GB i iPod Touch do të kushtoj 200 dollarë nga çmimi aktual, i cili është 230 dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiPod
Lajmet e fundit>