Lajmet

Apple përditëson iOS 8 Beta me një version të dytë

Jun 23 2014
0 Shpërndarje
Apple përditëson iOS 8 Beta me një version të dytë

Apple-releases-second-beta-version-of-iOS-8Apple ka lëshuar një version të dytë Beta të iOS 8, që shton një numër rregullimesh dhe përmirësimesh në sistemin operativ. Një prej ndryshimeve është se do të ndalojë tashmë shfletuesin në iOS Safari të ridrejtojë reklamat për në dyqanin e aplikacioneve App Store pa lejen e përdoruesit.

Për më tepër, shfletuesi mobil i Apple tashmë ka një pamje të re të tab-eve. Aplikacionet e shkarkuara përsëri do të rreshtohen sipas një rradhe kronologjike sipas datës së shkarkimit, ndryshe nga iOS 8 Beta 1 ku radhiteshin sipas germave të alfabetit.

Tastiera QuickType, e disponueshme në iOS 8, tashmë ofron mbështetje për të gjitha modelet e iPad-ve përveç modelit iPad 2. Butoni i shkëlqimit, i cili në Beta 1 u çaktivizua tashmë është bërë i disponueshëm sërish. Gjithashtu ikonat për kamerën dhe mikrofonin tek mesazhet janë ngjyrë gri në vend të ngjyrës blu që ishin më parë. Një buton i ri për leximin e të gjitha mesazheve njëkohësisht është shtuar.

Po ashtu një buton i ri për lejimin e të gjitha njoftimeve për çdo aplikacion është shtuar, kështu që përdoruesit mund të ndalojnë njoftimet që nuk dëshirojnë veçmas për çdo aplikacion në bazë të preferencave personale. Më parë ju kishit mundësi të çaktivizonit njoftimet për të gjitha aplikacionet. Për ata që vazhdimisht janë të shqetësuar në përdorimin e baterisë do të gjeni një veçori të re e cili ju tregon përqindjen e baterisë që është përdorur kur pajisja juaj nuk ka qenë e lidhur me një rrjet celular. Dhe nga aplikacioni i kamerës tashmë nuk do të shikoni më imazhet tuaja po foto nga iCloud.

iOS 8 do të vijë për pajisjet nga muaji shtator i këtij viti, ndërsa ata që tashmë janë të rregjistruar si zhvillues mund të testojnë versionet Beta të platformës mobile të Apple. Nëse ju nuk jeni i regjistruar si një zhvillues mjaftoni të klikoni këtë link dhe ndiqni proçedurat nëse doni të provoni iOS 8. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>