Siguri

Apple përditëson mburojën e OS X ndaj malware

Jun 18 2010
0 Shpërndarje
Apple përditëson mburojën e OS X ndaj malware

Përditësimi anti-malware, që është pjesë e sistemit operativ më të fundit 10.6.4 të shpalosur nga Apple, është raportuar se është krijuar si një përditësim me bazë në shënime dhe buletine të sigurisë.

“Apple ka përditësuar plistën Xprotect, që është një skedarë i rëndësishëm që përmban shënime elementare të një grushti kërcënimesh ndaj Mac, dhe që tani mundëson të detektohen të gjitha që ata i quajnë HellRTS” konfirmoi eksperti i sigurisë nga Sophos, Graham Cluley.

“HellRTS, që produktet e Sophos e kanë detektuar si  OSX/Pinhead-B qysh prej muajit prill, është shpërndarë nga hakerë që mirren me malware nën emërtimin iPhoto, një aplikacion për imazhe që dërgohet në kompjuterë modern Mac. Nëse jeni të infektuar nga ky malware atëherë hakerët mund të jenë në gjendje të dërgojnë email spam nga Mac-u juaj, të kapin imazhe rreth asaj se çfarë jeni duke bërë, të qasen në skedarët tuaj dhe shumëçka tjetër”.

Cluley gjithashtu kritikoi Apple për vendosjen e një përditësimi anti-malware “në heshtje”, në vend se të informojë publikun rreth një kërcënimi kritik të sigurisë.

“Mendoj se duhet shqyrtuar argumentet se ndoshta janë duke e bërë këtë përditësim anti-malware në këtë formë, për shkaqe marketingu” u shpreh ai.

Lajmet e fundit>