Harduer

Apple përditëson me procesorët Kaby Lake linjën e kompjuterave iMac

Jun 5 2017
0 Shpërndarje
Modelet 21.5 inç kanë grafikat Iris Plus 640 me shpejtësi të rritur prej 80% ndërsa modelet Retina vinë me grafikat Radeon Pro 555 ose 560 me 4GB memorje. Apple përditëson me procesorët Kaby Lake linjën e kompjuterave iMac Photo Source: Apple

Ditën e sotme në konferencën WWDC të zhvilluesve Apple përditësoi linjën iMac me procesorët më të fundit Kaby Lake. Gjithashtu kompjuterat e rinj do të kenë ekrane, memorje, RAM dhe porta të rej kontektiviteti.

Ekranet e reja kanë shkëlqim 43% më të lartë sesa parardhësit dhe mund të riprodhojnë deri në 1 miliard ngjyra. iMac-ët e rinj mund të konfigurohen me 64GB RAM për modelet 27 inç dhe 32GB RAM për modelet 21.5 inç.

Disqet Fusion do të jenë standard për të gjitha modelet 27 inç ndërsa SSD-të e përfshira 50% më të shpejta. Në aspektin e konektivitetit, kompjuterat e rinj vinë me USB-C dhe Thunderbolt 3.

Modelet 21.5 inç kanë grafikat Iris Plus 640 me shpejtësi të rritur prej 80% ndërsa modelet Retina vinë me grafikat Radeon Pro 555 ose 560 me 4GB memorje.

iMac Retina 5K 27 inç vinë me grafika Radeon Pro 570, 575 ose 580 me 8GB RAM. Çmimet fillojnë nga 1,099 dollar për modelin bazë 21.5 inç, 1,499 dollar për modelin 4K 21.5 inç dhe 1,799 dollar për modelin iMac Retina 5K 27 inç.

iMac Pro e cila do të përditësohet këtë vit dhe lajmëruar më parë, do të vinë me procesorë Intel Xeon 18 bërthamësh tha Apple. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleiMac
Lajmet e fundit>