Lajmet

Apple përditëson sistemet operative iOS dhe OS X

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Apple përditëson sistemet operative iOS dhe OS X

gsmarena_001 (1)Apple ka nxjerrë për përdoruesit përditësimin 7.1.2 të sistemit operativ iOS. Ky përditësim ka sjellë disa rregullime në problemet që janë hasur nga përdoruesi dhe ka rritur sigurinë. Përditësimet përfshijnë: Përmirësim i iBeacon dhe lidhjes me internetin; rregullime në problemet që janë shfaqur në shpërndarjen e dosjeve, fotove dhe videove dhe rritja e sigurisë për fotot që dërgohen me Mail attachments. Ky përditësim do të zërë 28-30 MB në memorien e përgjithshme të telefonit tuaj.

Krahas përmirësimeve për iOS, Apple ka bërë përditësim edhe për sistemin operativ OS X, duke e sjellë atë në versionin 10.9.4. Rregullimet që u bënë në këtë sistem operativ ishin pothuajse të njëjta ku përfshihen: Përmirësime me lidhjen e Wi-Fi, rregullimin e alarmit të orës si dhe mundësoi edhe përdorimin e programit Safari 7.0.5. Ky përditësim do të zërë 90 MB në memorien e përgjithshme të telefonit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>