Harduer

Apple përdor In-Cell për të zvogëluar trashësinë e iPhone

Jul 18 2012
0 Shpërndarje
Apple përdor In-Cell për të zvogëluar trashësinë e iPhone

Wall Street Journal në një shkrim të sajin raporton se ndërmarrja Apple do të implemetoj teknologjinë in-cell për të mbajtur sa më të hollë ekranin e smarfonit të ardhshëm iPhone.

Sipas po këtij burimi, bëhet e ditur se tre janë kompani që po punojnë për prodhimin e ekranit të ri të iPhone: Sharp, LG dhe Japan Display.

Kjo do të thotë se Wintek Corp dhe TPK Holding Co Ltd që kanë prodhuar ekranin e iPhone 4S nuk do të bashkëpunojnë më me Apple për versionin e ri të smartfonit.

Gjithashtu vihet në pah se gjenerata e re e iPhone do të ketë ekran më të madh sesa ai paraprak – ndoshta 4 polësh – ndërsa teknologjia in-cell, e cila bashkon senzorët e prekjes me vetë ekranin LCD, do të reduktojë trashësinë e saj, meqënëse e bën të panevojshme praninë e një shtrese të veçantë ‘touch-screen’.Është pikërisht mungesa e kësaj shtrese që e bënë ekranin më të hollë dhe rrit cilësinë e imazheve që shfaqen në të.

Pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë rreth iPhone-t të ri, nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar nëse do të ketë vertetë ekran më të madh dhe në të njëjtën kohë nuk është dhënë asnjë detal mbi dizajnin e tij.

Pritet që iPhone i ri, që është pasardhësi i 4S, të prezantohet në vjeshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>