Harduer

Apple përgatitet për një model të ri Mac Pro në 2018-ën, përditëson linjën aktuale

Apr 5 2017
0 Shpërndarje
Por përpara se të hedhë në treg një model të ri kompania tha se do ti japë një performancë të shtuar modeleve aktuale Mac Pro. Apple përgatitet për një model të ri Mac Pro në 2018-ën, përditëson linjën aktuale Photo Source: Apple

Apple ndërmori një hap të paprecedent këtë javë duke lajmëruar përditësimin e linjës së kompjuterave Mac Pro. Por përpara se të hedhë në treg një model të ri kompania tha se do ti japë një performancë të shtuar modeleve aktuale Mac Pro.

Duke filluar nga dita e sotme një cilindër i zi me procesor Intel Xeon E5 katër bërthamësh 3.7 Ghz, grafika AMD FirePro D500 dhe 16GB memorje RAM do të kushtojë 2,999 dollar. Modeli me gjashtë bërthama kushton 3,999 dollar dhe do të fuqizohet nga procesor tetë bërthamësh dhe grafike FirePro D700.

Ky rifreskim u dedikohet profesionistëve të cilët prej vitesh kërkojnë një përditësim të Mac Pro pse jo edhe një zëvendësim të tij.

Mungesa e vëmendjes së Apple ndaj kësaj linje është parë si një braktisje e saj. Edhe linja MacBook Pro ka vuajtur nga mungesa e përditësimeve përpara se kompania të lançonte një version të ri me Touch Bar vitin e kaluar.

Megjithatë përpjekjet e kompanisë në drejtim të mobilitetit për profesionistët nuk kanë munguar falë iPad Pro. E ndërsa Mac Pro do të ndryshojë në themel, kompania dëshiron të ruajë diferenca mes linjës së produkteve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>