Analiza

Apple përsëri në vendin e pestë në Kinë

May 10 2013
0 Shpërndarje
Apple përsëri në vendin e pestë në Kinë

Apple ka rimarrë pozitën e pestë si prodhues softuerik në tremujorin e parë të këtij viti në Kinë, teksa tregu në këtë shtet i smartfonëve u rrit trefish në krahasim me madhësinë e atij që është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Apple kishte 8 për qind të tregut të smartfonëve, ndërsa Samsung vazhdoi të dominojë ndaj të gjithë prodhuesve të tjerë, që sipas ndërmarrjes hulumtuese Canalys, ka 20 për qind të tregut.

Pas ndërmarrjes Samsung vijnë Youlong Computer Telecommunication Scientific, Huawei dhe Lenovo.

Në tremujorin e tretë dhe të katër të vitit të kaluar, Apple ra në pozitën e gjashtë. Por shitjet e iPhone 5, së bashku me uljet e çmimeve për modelet më të vjetra të iPhone, ndikuan në shitjet e smartfonëve në tregun e Kinës ku ka garë të fortë, tha Nicole Peng, që është analiste në Canalys.

Samsung dhe Apple ishin dy ndërmarrjet e vetme të huaja që e përbënin top dhjetëshen e prodhuesve të smartfonëve në Kinë. Në tremujorin e parë, rreth 68 për qind e të gjitha shitjeve në tregun kombëtar ishin nga prodhuesit vendorë, tha Peng.

Fama e smartfonëve në Kinë është duke fluturuar në pikën që tregu tani e bën të duken pak shitjet në SHBA, me 82 milionë smartfonë të shitur në krahasim me tregun kinez gjatë tremujorit, por vetëm me 27 milionë në Sh.B.A.

“Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, ato ishin afër,” tha ajo. “Por tani është tërësisht ndryshe. Kina është si një botë krejt tjetër. “

Smartfonët me çmim të ulët, prej 64 dollarësh deri 90 dollarë, janë duke ndihmuar në përhapjen dhe rritjen e shitjeve të smartfonëve. Bartësi më i madh mobil në vend, China Mobile, me 726 milionë konsumatorët e vet, po ashtu është duke luajtur rol të rëndësishëm me reklamat për telefonat e rinj të ndërtuar për rrjetin e vet 3G. (PCWorld Albanian)

apple kin

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>