Biznes

Apple, pëson rëniet e para pas 9 vitesh

Dec 8 2012
0 Shpërndarje
Apple, pëson rëniet e para pas 9 vitesh

Pas 9 vitesh kompania Apple pritet të ketë një bilanc me ulje në përfitimet e saj gjatë muajve të fundit të këtij viti.

Tre mujori i katërt për vitin 2012, parashikohet të mos jetë optimist për kompaninë Apple .

Vetë kompania ka parashikuar të ketë ulje në përfitime për herë të parë në nëntë vjet, të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitet e fundit Apple ka arritur të bëhet një nga kompanitë më të rëndësishme teknologjikë në botë duke shitur me miliona pajisje si: iPhone; iPad dhe MacBooks.

Por bilanci i aksioneve pas daljes së iPhone 5, filloi të luhatej. Gjithashtu sipas parashikimeve pritet që rëniet të vazhdojnë edhe në muajt në vijim.

Aksionet e Apple-s kanë rënë me 21,5 përqind, nga 705,07 $ në kulm, në 553,47 $ të premten në mëngjes. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>