Biznes

Apple planifikon të shes iPhone për bartësin më të madh të Kinës

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Apple planifikon të shes iPhone për bartësin më të madh të Kinës

Apple më në fund ka bërë një marrëveshje për të shitur iPhone përgjatë China Mobile, që është bartësi më i madh i abonentëve.

Wall Street Journal raporton që ka dëgjuar nga burimet që Apple është “duke përgatitur” të shes iPhone me çmim më të ulët, të përfolur si iPhone 5C – për China Mobile, një bartës me më tepër se 700 milionë abonentë.

Dy ndërmarrjet kanë folur që kanë qenë në bisedime për vite, për bashkëpunimin e mundshëm, ku sipas raporteve të kaluara China Mobile ka kërkuar një marrëveshje më të mirë se sa ato që Apple ofron me bashkëpunëtorët e vet të tjerë.

Journal nuk tregoi shumë për marrëveshjen mes dyshes, por tregoi që vendimi i Apple për të shitur iPhone për bartësin është një shenjë që një marrëveshje është “në fuqi”.

Apple nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar në lidhje me këtë marrëveshje.

Më herët këtë javë u përhapën thashethemet për një marrëveshje mes dy ndërmarrjeve kur shumë media kineze raportuan që Apple do të mbajë një ngjarje të ndarë për shtyp më 11 shtator në Kinë, vetëm pak orë pasi të ketë mbaruar ngjarja e madhe e Apple në Kaliforni, ku pritet të zbulohet gjenerata e re të pajisjes iPhone. (PCWorld Albanian)

china-apple

Lajmet e fundit>