Harduer

Apple po bënë gati një iPhone 4 më të lirë…

Aug 23 2011
0 Shpërndarje
Apple po bënë gati një iPhone 4 më të lirë…

Deri tani kompania që po prodhon memorien nuk është bërë e ditur por ka gjasa që të jetë Samsung Electronics, edhe pse nuk ka ndonjë detaj zyrtar në lidhje me këtë. iPhone 4 i ri me kapacitet më të ulët ka gjasa të jetë gati për lansim brenda disa javëve.

Kur iPhone 4 ishte lansuar zyrtarisht nga Apple, një 8GB 3GS ishte paraqitur me një çmim më të lirë. E njëjta logjikë duket të jetë e përshtatshme dhe me këtë moment kur Apple po përgatitet për lansimin e një modeli të ri iPhone.

Gjithashtu sipas burimeve të Reuters, Appel është duke synuar një lansim në shtator të iPhone 5 (apo 4S), që sipas të gjitha gjasave do të ketë një ekran më të madh, dizajn të përpunuar të antenës dhe një kamerë më të mirë 8 megapikselëshe. Apple thuhet se ka dhënë detyrën e prodhimit të modelit të ardhshëm iPhone tek dy prodhues, Pegatron dhe Hon Hai dhe numri total i pajisjeve të prodhuara pritet të jetë rreth 45 milion.

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri më 7 shtator, për të cilën datë janë duke qarkulluar edhe thashethemet rreth ngjarjes së Apple. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>