Lajmet

Apple po eksperimenton një opsion të ri që lehtëson gjetjen e aplikacioneve në App Store

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Apple po eksperimenton një opsion të ri që lehtëson gjetjen e aplikacioneve në App Store

appstoresearchDuke qenë se App Store disponon më tepër se 1 milion aplikacione, shpesh është e vështirë për përdoruesin që të gjejë atë të duhurin.

Në përpjekje e sipër për të lehtësuar  procesin e gjetjes së aplikacioneve të reja, Apple ka filluar të testojë në heshtje opsionin që shfaq kategori të ngjashme me termin e kërkimit të vendosur nga përdoruesi.

Për shembull, në qoftë se përdoruesi kërkon aplikacionin Twitter, App Store do të shfaqë edhe aplikacione të tjera të ngjashme që përfshihen në kategorinë “aplikacione lajmesh” apo “editorë fotosh”. Para se të testohej ky opsion i ri, sugjerimet e aplikacioneve ishin të limituara tek rekomandimet “Genius” dhe tek “Customers also bought”, por eksperimenti i fundit i Apple tregon se kompania mund t’i shfrytëzojë akoma më tepër të dhënat e disponueshme në App Store për të lehtësuar kërkimin e aplikacioneve.

Nuk dihet ende nëse Apple po i krijon vetë grupet e aplikacioneve apo po bazohet tek etiketimet dhe fjalët kyçe të siguruara nga zhvilluesit për të bërë këtë opsion sa më efektiv. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>