Apple po investon 2 miliard dollar për të ndërtuar dy qendra të dhënash në Europë

Feb 24 2015
0 Shpërndarje
Apple po investon 2 miliard dollar për të ndërtuar dy qendra të dhënash në Europë

shutterstock_8585308.0Apple ka bërë publik planin e saj me vlerë 2 miliard dollarësh, për të ndërtuar dy qendra të dhënash në territorin europian. Të dyja këto qendra do të ndërtohen 100% nga energji e rinovueshme dhe do të përdoren kryesisht për shërbimet e Apple si iTunes, iMessages dhe Siri për konsumatorët evropianë. Qendrat e të dhënave do të ndërtohen në Irlandë dhe Danimarkë ku parashikohet të përfundojnë në vitin 2017.

“Ne jemi tepër entuziastë për suksesin e vazhdueshëm të Apple në Europë dhe krenarë që investimet tona mbështesin komunitete të ndryshme përgjatë këtij kontinenti. Ky investim i ardhshëm përbën projektin më të madh të Apple në Europë. Në kemi dëshirë të zgjerojmë fushën tonë të veprimit, duke krijuar kështu mijëra vende punë të reja dhe duke ndihmuar në reduktimin e ndotjes së mjedisit,” tha CEO i Apple, Tim Cook.

Ndërtimi i këtyre qendrave të të dhënave jo vetëm e shtrin veprimtarinë e Apple në territore të reja por e vë kompaninë dhe në një pozicion më të mirë përsa i përket mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve. Gjatë viteve të fundit, janë hasur shumë probleme mes Europës dhe kompanive teknologjike amerikane përsa i përket trajtimit të informacionit të shtetasve europianë. Së fundmi është vendosur që Google do të inspektohet nga Bashkimit Europian. Ndaj kompanitë duhen të tregohen tepër të kujdesshme kur vjen puna tek konsumatorët europianë

Përveç mbrojtjes së të dhënave, Apple premton se ndërtimi i këtyre qendrave do ti sjellë përfitime të mëdha komunitetin përqark. Në Irlandë, Apple do të ndërtojë segmente të reja hekurudhash, do të zgjerojë hapsirat e edukimit, ato të gjelbërta etj. Ekonomia europiane do të përfitojë nga e gjitha kjo sepse Apple ka deklaruar se do të punësojë 18.300 individë nga 19 shtete te Europës. Sigurisht që në këtë mes mbizotëron interesi nga të dyja palët. Dihet se Apple preferon të investojë në Europë për shkak të lehtësirave si pasojë e politikave të taksave.

Muajt e fundit kompania Apple po përforcon akoma më shumë synimet e saj drejt një mjedisi të pastër. Para pak javësh, ajo informoi se do të ndërtojë një panelë me energji diellore që do të kushtojnë 850 milion dollar. Tim Cook tha se të gjithë e dinë që klima ka ndryshuar ndaj duhet bërë diçka për ta ndryshuar këtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>