Analiza

Apple po ndërton një strukturë misterioze për eventin që do të mbajë më 9 shtator

Aug 31 2014
0 Shpërndarje
Apple po ndërton një strukturë misterioze për eventin që do të mbajë më 9 shtator

aaEventi që Apple do të mbajë më 9 shtator pritet të jetë një event që do të shënohet në historinë e kësaj kompanie. Dhe për ta materializuar këtë kjo e fundit po ndërton një strukturë misterioze me tre pjesë në vendin ku do të zhvillohet eventi. 

Ndërtesa, e cila është duke u ndërtuar në Qendrën e Arteve Flint në Cupertino Kaliforni, u spikat për herë të parë nga MacRumors e cila shfaqi një foto të saj. Sipas MacRumors, ndërtesa është e rrethuar nga një personel sigurie dhe ndërtimi i saj po ecën goxha shpejt. Sipas disa fjalëve Apple po ndërton një sallë gjigande me një ekran të madh për prezantimin e iPhone6. 

Nuk dihet nëse kjo ndërtesë do të jetë në dispozicion për eventin e 9 shtatorit apo është diçka që Apple e përdor për të qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Vendi ku do të mbahet festa e shumëpritur është i rëndësishëm për dy arsye: ka një kapacitet të madh vendesh se sallat ku kompania zakonisht zhvillon eventet e saj dhe gjithashtu është vendi ku Steve Jobs prezantoi për herë të parë ‘Macintosh’ para 30 vjetësh.  (PCWolrd Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>