Lajmet

Apple po përgatitet për shpërndarjen masive të iOS 8

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
Apple po përgatitet për shpërndarjen masive të iOS 8

gsmarena_001Data 9 shtator ishte një ditë e shënuar për Apple, pasi kompania prezantoi dy versionet e rinj të iPhone, versionin 4,7 inç të quajtur iPhone 6 dhe atë 5.5 inç të quajtur iPhone 6 Plus.

Krahas telefonëve kompania prezantoi edhe orën e shumë përfolur inteligjente Apple Watch. Për sa i përket sistemit operativ iOS, Apple deklaroi se versioni i ri, iOS 8, do të shpërndahet më datë 17 shtator.

Telefonët e rinj iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do ta kenë iOS 8 të instaluar që në fabrikë. Për sa u përket versioneve të mëparshme të iPhone, iOS 8 do të mbështetet vetëm nga modelet që variojnë nga iPhone 4S në iPhone 5S.

iOS krahas telefonëve iPhone do të përditësohet edhe në pajisjet iPod touch gjenerata e 5-të dhe modelet e iPad nga versioni iPad 2 deri tek iPad Air.

Gjatë eventit Apple nuk deklaroi se kompania ka shpërndarë tek zhvilluesit ndërtimin përfundimtar Gold Master të iOS 8. Në qoftë se ju po përdorni në telefonin tuaj një version beta të sistemit operativ, ajo çka ju duhet të bëni është që të ruani gjithçka dhe më pas ti riktheni përsëri në telefonin tuaj nëpërmjet iTunes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>