Lajmet

Apple po planifikon mënyra argëtimi për telefonuesit në pritje

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
Apple po planifikon mënyra argëtimi për telefonuesit në pritje

Në një të ardhme të afërt për përdoruesit e iPhone pritja në linjë gjatë një telefonate do të shndërrohet në argëtim.

Sigurimi i një mënyre të përshtatshme për të realizuar këtë gjë përbën edhe njërin prej vizioneve të Apple të cilin e vërteton patenta më e fundit e kompanisë e quajtur “Menuja vizuale për përdoruesit që presin në linjë gjatë komunikimit”.

Sipas kompanisë kjo menu do të përfshijë muzikë, foto, video, vendndodhje ose tipe të tjera përmbajtjesh të cilat do të bëjnë përdoruesit e iPhone të presin me durim përfundimin e telefonatës.

Kjo teknologji fillimisht do të përcaktojë se çfarë përmbajtjeje dëshiron përdoruesi të ndajë me telefonuesit, më pas do të kalojë në përcaktimin nëse dhe kur një telefonues po qëndron në linjë. Në qoftë se dikush po qëndron në pritje atëherë telefonuesit do t’i shfaqet një listë me të gjithë përmbajtjen që i lejohet të shohë. Madje përdoruesit do të kenë mundësi të përcaktojnë se çfarë përmbajtje mund të shohin telefonues të ndryshëm.

Sigurisht duhet pasur gjithnjë kujdes me sasinë e përmbajtjes që lejohet të vizitohet nga telefonuesit pasi në qoftë se është e tepruar (p.sh video të gjata) atëherë mund të mos përballohet dhe telefonata do të ndërpritet për shkak të mbingarkesës. (PCWorld Albanian)

iphone patent share

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>