Harduer

Apple po planifikon ofrimin e pajisjeve fizike për lojëra

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
Apple po planifikon ofrimin e pajisjeve fizike për lojëra

Lojërat prej kohësh kanë zënë një vend të rëndësishëm në iTunes ose në App Store. Rreth 800 000 aplikacione janë lojëra dhe vazhdimisht janë konsideruar si aplikacionet më fitimprurëse.

Pikërisht këto arsye kanë shtyrë Apple që të fokusohet më tepër në ofrimin e pajisjeve fizike për lojërat. Ky lajm është publikuar nga kompania ndaj zhvilluesve në Konferencën e Zhvilluesve të Lojërave në San Francisco.

Kjo pajisje mund të prezantohet në një konferencë për shtyp muajin e ardhshëm.

Apple ka kohë që projekton diçka të tillë, por deri tani nuk ka mundur ta realizojë. Gjithashtu në vitin 2008 kompania ka aplikuar patentën që konsiston në lejimin e përdoruesve të iOS të vendosin pajisje fizike shtesë për të luajtur.

Vitet e fundit Apple është fokusuar në ofrimin e opsioneve shtesë për të luajtur me anë të prekjes, gjë që është më e rehatshme, por më pak efektive krahasuar me butonat fizikë.

Kjo ka bërë që shumë prej kompanive të ofrojnë pajisje me butona fizikë për të ndihmuar ata persona që adhurojnë lojërat.

Edhe Apple ofron produkte të tilla në dyqanet e veta duke përfshirë këtu edhe iFling joystick. (PCWorld Albanian)

apple game

Lajmet e fundit>