Lajmet

Apple po planifikon zhvillimin e Siri-t me shtimin e etiketimit të fotove dhe përmirësimin e kërkimit

Dec 27 2013
0 Shpërndarje
Apple po planifikon zhvillimin e Siri-t me shtimin e etiketimit të fotove dhe përmirësimin e kërkimit

Sipas një patente të regjistruar së fundmi nga Apple rezulton se kompania po planifikon të zhvillojë më tutjë asistentin personal të zërit Siri në mënyrë që të përfshijë në të albumet e fotove të përdoruesit.

Patenta përshkruan aplikimin e një metode që do të shërbejë për etiketimin dhe kërkimin e imazheve nëpërmjet përdorimit të asistentit personal të bazuar në komandat e zërit.

Përdoruesi do të ketë mundësi të etiketojë foton që në momentin e regjistrimit të saj, si për shembull duke shqiptuar “Këtu jam unë në plazh”.

Kjo foto më pas do t’ju bashkangjitet fotove të tjera të regjistruara në të njejtin pozicion gjeografik.

Kjo teknologji do të jetë e aftë të njohë gjithashtu fytyra, ndërtesa dhe vendndodhje të ndryshme në mënyrë që të aplikojë etiketimin e fotove në iOS Camera Roll. Kjo do të bëjë që përdoruesi më pas të ketë mundësi të hapë foto të caktuara duke thënë “Siri më trego fotot që kam bërë në plazh”.

Kompania aktualisht ka mundësuar grupimin e fotove të ngjashme në aplikacionin Photos të iOS 7 prandaj shtimi i Siri-t nuk do të jetë shumë i vështirë.

Aplikacioni vetë është publikuar në mars të vitit 2013 dhe duke marrë parasysh që Apple dëshiron të ketë pozicion qëndror në treg është disi surprizuese që ky funksionalitet nuk është integruar në versionin iOS 7. (PCWorld Albanian)

Siri-01-578-80

Tags >

Applesiri
Lajmet e fundit>