Lajmet

Apple po punon për iPhon-in global

Nov 9 2009
0 Shpërndarje
Apple po punon për iPhon-in global

Thuhej se Droid do të ishte shkatërruesi i iPhone, por nga tendenca e shitjeve fillestare, duket më shumë si shkatërruesi i BlackBerry, por sidoqoftë, ç’po bëhet ndërkohë me iPhone? Kompania që po shpërndan Motorola Droid në USA, Verizon, ka kërkuar gjithashtu të shpërndajë smartphonin e Apple, i cili për momentin është ekskluzivitet i AT&T dhe qarkullojnë fjalë se Verizon do të ketë një iPhone rreth tremujorit të tretë 2010

Në blogun e Appleinsider thuhet se ky iPhone do të jetë funksional në dy brezat e disponueshëm në USA: GSM/UMTS dhe CDMA. Pra Verizon do të disponojë një iPhone global, i cili mund të funksionojë në të gjithë brezat.

Në USA, AT&T dhe T-Mobile përdorin brezin GSM/UMTS ndërsa Verizon përdor CDMA. iphoni i ri mendohet të jetë gjithashtu më  i përmbledhur në përmasa se egzistuesi, me një ekran prej 2.8 inch (nga 3.5 që kanë modelet aktuale).

Lajmet e fundit>