Lajmet

Apple po punon për rezolucionin 4K

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
Apple po punon për rezolucionin 4K

img_0756Apple u vuri në dispozicion zhvilluesve versionin e parë beta të sistemit të ardhshëm OS X Mavericks 10.9.3. Nuk janë bërë të ditura të rejat që priten në versionin e ri të përditësuar, por është zbuluar se përditësimi përfshin përmirësime të dukshme për përdoruesit në OS X Mavericks që kanë një monitor me rezolucion 4K. Me versionin e ri, përdoruesit tani do të munden që ta paracaktojnë opsionin për përdorimin e monitorëve të tyre me sistemin OS X në një rezolucion “Retina”.

Risia që duket thuajse identike në cilësimet e një ekrani Retina MacBook Pro, mund të vihet në dukje në përditësimin në një kompjuter tjetër të lidhur me një monitor 4K, ndryshe nga më përpara ku nuk dukej ndryshimi edhe kur monitori ishte 4K. Skuadra e 9to5mac zhvilluan disa teste duke lidhur një MacBook Pro të fundvitit 2013 me një monitor Retina me rezolucion 4K me anë të portës HDMI. Puna me sistem OS X me pixel të dyfishuara do të thotë që imazhet duken më të mprehta se kurrë më parë në ndonjë monitor apo sistem tjetër.

Para këtij përditësimi, përdoruesit e Mac mund të lidhnin një monitor 4K dhe ndryshimi i vetëm ishte që mund të shihnin atë ç’ka shfaqte sistemi vetëm në një shkallë më të madhe me elementët e dritareve të shpërndarë. Tashmë, Mac në ekrane 4K thelbësisht marrin 4000 linja më shumë në ekran për të shfaqur atë ç’ka tregon sistemi. Para përditësimit beta, përdoruesit mund ta bënin atë që sjell përditësimi 10.9.3 vetëm nëpërmjet ndonjë hakimi jo zyrtar. Veç ndryshimeve për ekranët 4K, shumë përdorues po raportojnë se 10.9.3 ka bërë të mundur që edhe produkte të vjetra si MacBook Pro i dhjetorit të kaluar të mund të punojnë mirë me këto ekrane 4K me frekuencë përditësimi prej 60Hz. Momentalisht, në faqen e internetit të Apple ende thuhet që ky produkt mund të ketë frekuencën nga 24-30Hz për ekranet 4K, por që mesa duket frekuenca shkon edhe më lart. Përsa i përket produktit më të fundit të Apple, i famshmi Mac Pro, pritet që ai ta suportojë si të paracaktuar frekuencën 60Hz, por rregullimi i kësaj është i komplikuar pasi duhet të modifikohen cilësimet për shfaqjen e imazheve në ekrane. Por përditësimi 10.9.3 pritet që ta bëjë më të lehtë optimizimin edhe për përdoruesit e Mac Pro.

Puna e Apple me shfaqjen e rezolucionit 4K dhe suporti për ekranë 4K me frekuencë 60Hz mund të tregojë që Apple po i afrohet lançimit të një monitori të jashtëm me një rezolucion të tillë. Burime nga Apple thonë që prej kohësh është zhvilluar një ekran me rezolucion të lartë për iMac. E mbase, nëse i besojmë premtimit të Tim Cook për “plane të mëdha” për këtë vit, edhe mund të presim një iMac me ekran nga Apple për të përfituar gjithnjë e më shumë nga produktet që ka kompania, si harduer ashtu edhe softuer. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>