Harduer

Apple po teston prodhimin e iPhablet

Sep 8 2013
0 Shpërndarje
Apple po teston prodhimin e iPhablet

Pavarësisht se Apple do të prezantojë javën në vazhdim 2 smartfonë të rinj, Departamenti i Kërkimit dhe Zhvillimit në kompani asnjëherë nuk pushon.

Sipas raportimeve më të fundit Apple po teston prodhimin e iPhone-ve me ekran 6 inç, përmasa të cilat identifikohen me pajisjet hibride të ashtuquajtura telefon – tablet (phablet).

Kjo do të thotë se Apple po teston prodhimin e pajisjeve me ekran rreth 2 inç më të madh se modelet aktuale.

Madhësia maksimale e ekraneve të iPhone deri tani ka qenë 4 inç dhe nuk pritet ndonjë ndryshim drastik në përmasat e 2 pajisjeve të ardhshme iPhone 5S dhe 5C.

Deri tani kompania nuk ka eksploruar në drejtim të phablet-ëve, por ndoshta ka vendosur të veprojë kështu për dy arsye kryesore.

Në radhë të parë rezultati i një prej studimeve më të fundit të IDC tregoi se modelet më të shitura në tremujorin e dytë të këtij viti ishin ato me përmasa midis 5 dhe 7 inç.

Arsyeja e dytë mund të jetë konkurrimi në treg ndaj Samsung i cili ka prodhuar një gamë të gjerë produktesh hibride përfshirë këtu edhe pajisjen më të fundit Galaxy Note 3. (PCWorld Albanian)

iphone apple

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>