Harduer

Apple: Porositë e iPhone X përtej pritshmërive

Oct 29 2017
0 Shpërndarje
Uebsajti i kompanisë thotë se dërgesat do të marrin 5-6 javë nga dita e porositë. Apple: Porositë e iPhone X përtej pritshmërive

Apple sheshoi çdo dyshim në suksesin e iPhone X duke thënë se porositë për telefonin e 10 vjetorit të iPhone ishin të paparashikueshme.

Aksionet e kompanisë të cilat prej ditësh kanë rënë vazhdimisht që nga debutimi i telefonëve më 12 Shtator, u rritën thuajse me 3%.

Porositë e iPhone X filluan ditën e Premte. “Nisur nga përgjigja e parë, kërkesa e konsumatorëve ishte jashtë pritshmërive.”

“Ne po punojmë shumë në mënyrë që ky telefon revolucionar të mbërrijë në duart e çdo konsumatori që e dëshiron një të tillë dhe sa më shpejt të jetë e mundur,” vijoi Apple.

Uebsajti i kompanisë thotë se dërgesat do të marrin 5-6 javë nga dita e porositë.

Telefoni mbërriti pas disa javësh spekulime dhe dyshime ngritur nga analistët lidhur me prodhimin e telefonit i cili për herë të parë zëvendëson formën e identifikimit me anë të shenjave të gishtërinjve me atë të teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Analistët shpreheshin se prodhimi i iPhone kishte hasur probleme nga vështirësitë e prodhimit të komponentëve të Face ID. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>