Biznes

Apple pranon blerjet online nëpërmjet monedhave virtuale

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Apple pranon blerjet online nëpërmjet monedhave virtuale

_h353_w628_m6_otrue_lfalseApple do të lejojë programuesit e kompanisë që të përfshijnë në aplikacionet e tyre mënyrën më të re për blerjet online nëpërmjet monedhave virtuale. Blerja nëpërmjet këtyre monedhave virtuale do të përshtatet në bazë të ligjeve përkatëse të shteteve ku këto aplikacione do të përdoren.

Valutat monetare të internetit janë të shumta dhe akoma nuk dihet se cilën valutë do të mbështesë Apple. Kompanitë ,të cilat pranojnë pagesa nëpërmjet monedhave si Bitcoin ose Litcoin janë të pakta në numer, por gjithsesi numri i tyre po shtohet.

Monedhat virtuale nuk janë pranuar nga asnjë shtet në botë dhe nga asnjë bankë, madje qytetarët shpesh paralajmërohen për rrezikun e përdorimit të këtyre monedhave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>