Lajmet

Apple pranon fajin mbi iOS 6.1

Feb 15 2013
0 Shpërndarje
Apple pranon fajin mbi iOS 6.1

iOS 6.1Apple dje konfirmoi që një bug në iOS 6.1 i bënte pajisjet të kontrollonin (ping) agresivisht rrjetin e serverave të emailve Microsoft Exchange, duke shkurtuar jetëgjatësinë e baterisë së iPhone dhe iPad.

Në një dokument të publikuar të mërkurën, Apple e pranoi ekzistencën e ‘bug’, pranoi ta rregullojë dhe ofroi zgjidhje të përkohshme për përdoruesit për mënyrën se si të lidhen me emailet e kompanisë së tyre.

“Kur nga një pajisje që punon me iOS 6.1, i përgjigjesh një eventi kalendarik përsërites i cili është jashtë rradhës normale, që punon me Microsoft Exchange, pajisja fillon të gjenerojë komunikime shtesë me serverin e Microsoft Exchange” u shpreh Apple. ”Ju mund të vëreni një aktivitet të lartë në rrjet apo një ulje të jetëgjatësisë së baterisë në një pajisje iOS.”

Të martën, Microsoft postoi dokumentin e tij, ku nënvizonte të njëjten çështje, gjithësesi zgjidhja e përkohshme i drejtohej administratorëve te Exchange duke parë që memorja dhe kapaciteti i serverave të tyre konsumoheshin nga pajisjet iOS.

Në atë dokument, Microsoft u shpreh: ”Apple dhe Microsoft janë duke investiguar çështjen” por fajësoi Apple, duke i kërkuar përdoruesve të dërgonin ankesat e tyre tek rivali dhe jo në “tavolinën e ndihmës ” së Microsoft.

Apple tha që problemi u kap kur një pajisje iOS 6.1 u mundua të lidhej me Microsoft Exchange 2012 Service Pack1(SP1), ose me Microsoft Exchange Online, pjesë e Office 365, iOS 6.1.1shërbimi i Microsoftit i bazuar në cloud me abonim për bizneset. “Apple ka gjetur një zgjidhje dhe do ta bëjë të mundur për përdoruesit në përditësimin e rradhës së softuerit” tha kompania. Tipike për Apple, nuk specifikoi kohën për nxjerrjen e përditësimit.

Deri atëherë Apple u sygjeroi përdoruesve të iOS 6.1 të mos u përgjigjen eventeve jashtë rradhe, dhe në rast se u shfaqen evente të tilla të nxjerrin jashtë pune “Calendarin” në llogarinë e Exchange, dhe ta rivënë në punë më pas. Konsumi i baterisë ka dëmtuar disa përdorues që kur iOS 6.1 debutoi për herë të parë.

Edhe pse Apple nuk ka konfirmuar që çështja e Exchange ishte problemi i vetëm, ky eshte një nga dyshimet kryesore të identifikuara nga ankesat e konsumatorëve në forumet mbështetëse të Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>