Harduer

Apple pranon tashmë edhe iPhone të dëmtuar nga uji për programin e shkëmbimit

Nov 21 2013
0 Shpërndarje
Apple pranon tashmë edhe iPhone të dëmtuar nga uji për programin e shkëmbimit

Water_SmartphoneApple ka përditësuar programin e “Ripërdorimit dhe Riciklimit” duke lejuar që të pranohen edhe iPhone-ët e dëmtuar nga uji.

Më parë, iPhone-ët që ishin dëmtuar nga uji apo lëngje të tjera nuk pranoheshin në programin e shkëmbimit, i cili u bë aktiv që prej muajit gusht në SHBA dhe prej tetorit në Mbretërinë e Bashkuar. Por, siç raportohet nga 9to5Mac, të cilët citojnë punonjës të dyqaneve rishitëse të kompanisë, kjo klauzolë është hequr tashmë nga programi.

image96-642x416Sigurisht, ka ende pika që duhet të merren parasysh. Ndryshimet do t’i mundësojnë përdoruesve t’i ndërrojnë pajisjet por jo ato që janë dëmtuar seriozisht. Nëse lëngu gjendet poshtë ekranit të telefonit apo nëse ai ka gerryer portat, telefoni nuk do të pranohet.

Po ashtu, ka edhe një diferencë të konsiderueshme (120 $) mes telefonëve që janë dëmtuar nga uji dhe atyre që nuk janë dëmtuar nga uji (referuar të njëjtit model iPhone).

Dëmtimi i një iPhone nga uji (apo çdo lloj pajisjeje tjetër me iOS), vërtetohet duke kontrolluar një tregues në pjesën e jashtme të telefonit (liquid contact indicator). Ngjyra e tij është normalisht e bardhë ose argjend, por kur bie në kontakt me ujin apo lëngje të tjera që përmbajnë ujë, ai merr pjesërisht ose plotësisht ngjyrë të kuqe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>