Blog

Apple premton një iPhone me materiale të riciklueshme

Apr 24 2017
0 Shpërndarje
Në të kaluarën gjigandi i prodhimit të iPhone është ballafaquar me kritika për përdorimin e resurseve minerale për të ndërtuar pajisje e tij. Apple premton një iPhone me materiale të riciklueshme Photo Source: Cnet

Apple shpreson se në një të ardhme të afërt do të fillojë prodhimin e pajisjeve të saj nga materiale plotësisht të riciklueshme, por me një kusht: Përdoruesit nuk duhet ti riparojnë pajisjet e tyre.

Kompania aktualisht po elaboron mundësinë e krijimit të pajisjeve 100% të riciklueshme dhe ndalimin e përdorimit të metaleve dhe materialeve të radha si tungsten, tantalum, ar dhe cobalt të cilat nxirren vetëm nga minierat.

Në të kaluarën gjigandi i prodhimit të iPhone është ballafaquar me kritika për përdorimin e resurseve minerale për të ndërtuar pajisje e tij.

Aktualisht materialet e ricikluara përbëjnë vetëm një porcion të atyre të përdorura në produktet e Apple. Vitin e kaluar kompania tha se kishte rikuperuar një ton ar vetëm nga riciklimi i modeleve të vjetra të iPhone dhe iPad. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>