Lajmet

Apple prezantoi iOS 11 me dhjetëra funksionalitete të reja

Jun 5 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa versioni final i platformës mobile nuk do të jetë i disponueshëm deri në Shtator, Apple zbuloi çdo të re që pritet të sjell ky version madhor i iOS. Apple prezantoi iOS 11 me dhjetëra funksionalitete të reja

iOS 11 ishte surpriza më e vogël që prisnim nga Konferenca e Zhvilluesve WWDC. Apple prezantoi versionet e reja të sistemeve operative mobile dhe desktop.

Ndërsa versioni final i platformës mobile nuk do të jetë i disponueshëm deri në Shtator, Apple zbuloi çdo të re që pritet të sjell ky version madhor i iOS.

Shefi ekzekutiv Tim Cook tha se iOS 10 është instaluar në mëse 86% të pajisjeve iOS. Ishte zëvendës presidenti i inxhinerisë Craig Federighi i cili mëpas prezantoi të rejat e iOS 11.

Me iOS 11, sticker-t dhe aplikacionet iMessage do të jenë lehtësisht të aksesueshëm. Bisedat sinkronizohen automatikisht në iCloud. Nëse fshini një mesazh, fshihet nga çdo pajisje apo shërbim. Prandaj thuani lamtumirë mesazheve të vjetra të papërditësuar në Mac.

Nëse flasim për Apple Pay, përdoruesit tashmë mund të dërgojnë para tek njëri tjetri. Ky funksionalitet është integruar në iMessage. E nëse pranoni para, do të merrni një kartë Apple Pay Cash me një balancë.

Siri është një prej pikave ku Apple është fokusuar më së shumti. Asistenti virtual i kompanisë përdoret nga mëse 375 milion pajisje çdo muaj. Me iOS 11 zërat do të jenë më natyralë. Siri ofron përkthime në gjuhët Kineze, Franceze, Gjermane, Italiane dhe Angleze.

Gjithashtu asistenti virtual do të jetë më i aftë në kuptimin e kontekstit.

Aplikacioni i kamerës mbështet HEVC, formatin e njohur edhe si H.265. më shumë cilësi video dhe madhësi më të vogël skedarësh. Mund të editoni imazhet live dhe ashtu si Boomerang mund të ktheni pas apo të dërgoni para në kohë fotot.

Qendra e Kontrollit gjithashtu është pjesë e një përditësimi madhor. Ka veçori dhe butonë të rinj. Për shembull mund të ndryshoni shkëlqimin apo ti bëni pauzë muzikës në të njëjtën faqe. Prekja 3D mbi widget-s ofron më shumë opsione.

Kur jeni duke drejtuar makinën iOS mëson nëse jeni lidhur me sistemin audio të saj si dhe përdor sensorët e gjurmimit të lëvizjes për të aktivizuar modalitetin “Do not disturb.” Në këtë modalitet nuk merrni asnjë njoftim.

AirPlay gjithashtu është përditësuar. Me AirPlay 2 mund të lidheni me disa bokse njëherazi dhe ti kontrolloni përmes iOS.

Së fundi është dizajni plotësisht i ri i App Store. Ndryshimet të kujtojnë aplikacionin Apple News. Lojërat janë seksion më vehte ndërsa janë shtuar rekomandimet e aplikaiconeve. Bazuar në demon e paraqitur nga konferenca, do të ketë shumë tekst, imazhe dhe përmbajtje në terësi. Përtej kësaj ndërfaqja është më e pastër dhe kërkimi është i mundur në vetëm pak prekje.

Këtu përfundojnë të reja e iOS. Beta fillon ditën e sotme. Ndërsa në Shtator të gjithë mund të shkarkojnë iOS 11 falas. /PCWold Albanian

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>