Harduer

Apple prezantoi iPad Pro 10.5 inç, kompjuterin tuaj të ardhshëm

Jun 5 2017
0 Shpërndarje
Hardueri është një tjetër hap i rëndësishëm përpara i këtij tableti për të cilin Apple vazhdimisht ka refuzuar të flasë gjatë prezantimit të produkteve të reja. Apple prezantoi iPad Pro 10.5 inç, kompjuterin tuaj të ardhshëm Photo Source: Apple

Konferenca e Zhvilluesve Apple WWDC siç sugjeron edhe emri i saj nuk i dedikohet harduerit por Apple vendosi të mos kursehej duke prezantuar pajisje të reja e në mesin e tyre edhe një iPad Pro të ridizajnuar i cili zëvendëson modelin aktual 9.7 inç.

Një prej tipareve karakteristike të tij është dizajni i hollë dhe finesk. Ekrani ka rezolucion më të lartë sesa ai i paradhësit, 2224×1668 piksel nga 2048×1536 tek modeli 9.7 inç.

Hardueri është një tjetër hap i rëndësishëm përpara i këtij tableti për të cilin Apple vazhdimisht ka refuzuar të flasë gjatë prezantimit të produkteve të reja.

Ekrani ka një frekuencë 60Hz dhe falë teknologjisë “Pro Motion” frekuenca përshtatet në varësi të përmbajtjeve që shfaq si për shembull filmat 48Hz.

Modeli bazë i iPad Pro ka kapacitet 64GB ndërsa mund të blini edhe variantet 256GB dhe 512GB. Procesori dhe mbase komponenti më i rëndësishëm është modeli me gjashtë bërthama Apple A10X.

Teknikisht kemi të bëjmë me tre bërthama me fuqi të lartë dhe tre bërthama me fuqi të ulët. Grafikat sipas Apple janë 40% më të shpejta sesa të paraardhësit.

Për ta diferencuar nga modeli bazë 329 dollarësh, iPad 10.5 inç ka disa veçori si: sistem zëri të përmirësuar me katër bokse, ekran me gamë më të gjërë ngjyrash, një kamër True Tone dhe mbështetje për Smart Connector dhe lapsin Apple Pencil.

iPad Pro është në shitje nga dita e sotme ndërsa tregjet do ti godasë javë e ardhshme. Modeli bazë kushton 649 dollar ndërsa versioni 12.9 inç 799 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>