Lajmet

Apple prezanton dyqanin e aplikacioneve“Kids App Store” vetëm për fëmijët

Sep 23 2013
0 Shpërndarje
Apple prezanton dyqanin e aplikacioneve“Kids App Store” vetëm për fëmijët

apple-kids-categoryApple ka vendosur të kujdeset për fëmijët që tashmë disponojnë pajisje të kësaj kompanie duke lançuar “Kids App Store”.

Ky dyqan aplikacionesh i aktivizuar për iOS 7 do të paraqitet si një seksion i veçantë brenda Apple App Store ku aplikacionet janë renditur sipas moshës.

Tre kategoritë kryesore janë aplikacionet për moshën 5 vjeç e më të vegjël, për fëmijët 6 deri në 8 vjeç dhe për fëmijët nga mosha 9 deri në 11 vjeç.

Kjo lëvizje e Apple është mëse e kuptueshme pasi para pak kohësh kompania filloi të lejojë fëmijët nën 13 vjeç të regjistrohen dhe të disponojnë një llogari personale në iTunes, gjë që nuk mund të konsiderohet e rrezikshme pasi fëmijët do të drejtohen në një institucion edukativ të aprovuar.

“Kids App Store” do të shërbejë si një strehë e sigurt virtuale për fëmijët pasi të gjitha aplikacionet janë zhvilluar në bazë të kërkesave të Aktit të Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve On line (COPPA).

Si rezultat zhvilluesit e kanë të ndaluar të kërkojnë infomacione personale të fëmijëve dhe aq më tepër t’i përdorin ato për qëllime reklamimi dhe gjithashtu nuk lejohet që fëmijët të kryejnë disa veprime të caktuara në brendësi të aplikacioneve. (PCWorld Albanian)

kidsss

Lajmet e fundit>