Harduer

Apple prezanton iPad mini 3 me Touch ID

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Apple prezanton iPad mini 3 me Touch ID

ipadmini3-798x310Në eventin e saj për shtyp ditën e djeshme, kompania Apple prezantoi gjeneratën e re të iPad mini, duke shtuar sensorin e shenjave të gishtërinjve Touch ID, ku fillimisht u paraqit në iPhone 5S vitin e shkuar.

Porositjet për pajisjet fillojnë nga data 17 tetor, ndërsa dërgesat fillojnë nga fundi i javës së ardhshme. iPad mini 3 do të kushtojë 399 dollarë për modelet Wi-Fi dhe 529 dollarë për modelet me valë celulare. Tableti tashmë është i disponueshëm në tre ngjyra, të artë, gri dhe argjendtë.

Detajet e iPad aksidentalisht u zbuluan ditën e djeshme kur Apple publikoi manualin e përdorimit të iOS 8.1 përpara eventit të lançimit. Apple po ashtu lançoi edhe iPad Air 2 me një kamerë të përmirësuar prej 8 Megapixel. iPad mini 2 do të jetë i disponueshëm më një çmim të reduktuar prej 299 dollarë. Ndërsa modeli origjinal i parë iPad mini do të kushtojë 249 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>