Harduer

Apple prezanton kompjuterin desktop Mac Pro me dizajn të ri

Jun 12 2013
0 Shpërndarje
Apple prezanton kompjuterin desktop Mac Pro me dizajn të ri

Të hënën Apple prezantoi Mac Pro me një dizajn në formë tubi. Modeli i ri i Mac Pro është një largim i madh nga forma e vjetër e modeleve me kulla metali që nga koha e Mac G5.

Si procesori ashtu edhe karta e memories dhe grafika është ndërtuar rreth një bërthamë të unifikuar terminale dhe strehuar në një strukturë të zezë me shkëlqim që është në peshën e 1/8 të volumit të gjeneratave të mëparshme. Ekzekutivi i Apple Phil Schiller e ka quajtur Mac Pro revolucionar dhe radikal.

Kjo linjë e kompjuterëve desktop do të përfshijë mundësi më të mira për redaktuesit e videove dhe ndërtuesit e grafikëve. Gjithashtu procesori është Intel Xeon E5 që suporton deri në 12 bërthama, memorie ECC me një perfomancë të dyfishtë, PCIe për ruajtje dhe porta USB 3.0, gjithashtu edhe 6 porta Thunderbolt 3 me një shpejtësi 20 GBps.

Mac Pro do të vij me dy mjedise pune GPU dhe do të suportojë një ndërfaqe deri në 3 4K, që karakterizohet nga editime profesionale dhe është ideal për grafikë. Paneli i pasëm I/O i makinës ndriçohet kur ndjen lëvizjet.

Për çmimin akoma nuk janë dhënë detaje, ndërsa përsa i përket shitjeve mund të dalë në treg në fund të këtij viti. Modeli i ri me shumë gjasa do të punojë më sistemin operativ OS X Mavericks. (PCWorld Albanian)

Mac Pro

Tags >

MacBook
Lajmet e fundit>