Harduer

Apple prezanton MacBook Pro të rinj

Feb 25 2011
0 Shpërndarje
Apple prezanton MacBook Pro të rinj

Kanë kaluar pothuajse një vit qysh prej se linja MacBook Pro e Apple të jetë rifreskuar në masë të këtillë dhe në mesin e ndryshimeve më të mëdha që vërehen janë mundësitë për përzgjedhjen e procesorëve shumë-bërthamësh “Sandy Bridge”. Në nivelin hyrës është prezantuar MacBook Pro 13 inçësh që tani ka një procesor 2.3 GHz dual-core Corei5.

Gjithashtu e re është edhe kamera e quajtur FaceTime HD që sjellë tre herë më shumë rezolucion sesa kamera e mëhershme e integruar në laptopët MacBook Pro, duke mundësuar video-chat të mirë në kualitet 720p me përdoruesit tjerë, si dhe me ndihmën e aplikacionit të ri FaceTime Desktop me çmim prej 0.99$ që sapo është paraqitur. Kamera gjithashtu mundëson video-thirrje në kualitet të lartë me iPhone dhe iPod Touch.

Ndoshta inovacioni më i ri mund të quhet porti i ri që qëndron përskaj shasisë së MacBook Pro: e kemi fjalën për Thunderbolt, që është një ndërfaqe e re shumë e shpejtë e zhvilluar nga Intel në bashkëpunim me Apple.

Thunderbolt do të mundësojë shpejtësi transferi prej 10 gigabit në sekondë, 12 herë më shpejtë sesa ndërfaqja FireWire 800 apo 20 herë më shpejtë sesa USB 2.0. Gjithashtu ka përkrahje edhe për FireWire dhe USB, por të mos harrojmë edhe përkrahjen për DisplayPort, HDMI, DVI dhe VGA.

Thunderbolt do të jetë opsion i mirë për ata që po kërkojnë mundësi për të lidhur në RAID hard disqe në sistemin e tyre, apo që thjeshtë dëshirojnë të lidhin monitorin, tastierën, miun, printerin dhe shtojcat tjera në Mac përmes një kablloje të vetme.

Gjersa MacBook Pro-të e rinj shënojnë sistemet e para në treg me teknologjinë Thunderbolt të Intel, mbetet të shihet nëse kjo do të bëhet një standard industrial apo edhe të arrijë të zëvendësojë standardin e ardhshëm USB 3.0.

Sa i përket çmimeve është një gjë pozitive. Më i liri modeli 13 inçësh MacBook Pro me një çmim prej 1,199 dollarë, pastaj vie modeli 15 inçësh me 1,799 dollarë dhe 17 inçëshi me kosto prej 2,299 dollarë.

Në bazë të Apple Store në konfigurime të ndryshme janë këto modele:

13-inç MacBook Pro:
-2.3GHz dual-core Intel Core i5, 320GB HDD, integrated Intel HD Graphics 3000: $1,199
-2.7GHz dual-core Intel Core i5, 500GB HDD, integrated Intel HD Graphics 3000: $1,499

15-inç MacBook Pro:
-2.0GHz quad-core Intel Core i7, 500GB HDD, AMD Radeon HD 6490M: $1,799
-2.2GHz quad-core Intel Core i7, 750GB HDD, AMD Radeon HD 6750M: $2,199

17-
inç MacBook Pro:
-2.2GHz quad-core Intel Core i7, 750GB HDD, AMD Radeon HD 6750M: $2,499

Lajmet e fundit>