Harduer

Apple pritet të paraqes iPhone të ri në qershor

Apr 29 2010
0 Shpërndarje
Apple pritet të paraqes iPhone të ri në qershor

Me datë 7 deri më 11 qershor në Moscone West të San Francisco, konferenca pesë ditore do të ofrojë tema të hapura me zhvilluesit e softuerëve për tu familjarizuar me iPhone OS 4.0 dhe Mac OS X.

Në ngjarje të mëhershme WWDC, Apple ka paraqitur produkte të reja në një prezantim kryesor që nisën në fillim të konferencës.

Apple ka paralajmëruar iPhone të ri edhe gjatë WWDC 2008 e edhe gjatë WWDC 2009, kështu që e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë vit me shpalosjen e gjeneratës së katërt të iPhone. Për shkak se konferenca përqendrohet në softuer, mund të presim që detaje të mëtutjeshme do të shpalosen për gjeneratën e ardhshme të sistemit operativ iPhone, iPhone OS 4.0, që u shpalos më herët gjatë muajit prill.

Në anën tjetër komuniteti teknologjik ende është duke bërë zhurmë rreth një çështjeje të komplikuar mes publikimit të prototipit të humbur të iPhone nga ana e Gizmodo-së, i cili besohet se është versioni më i afërt me versionin final prodhues të gjeneratës së katërt iPhone.

Inxhinieri i Apple, Gray Powell raportohej se ka humbur prototipin në një lokal, i cili më pas u mor nga një individ i cili më vonë tentoi të kontaktojë Apple por kjo nuk e mori parasysh, dhe ai vendosi ta shesë pajisjen tek Gizmodo. Më vonë blogu teknologjik vendosi imazhe dhe video të pajisjes, dhe më pas e ktheu tek Apple.

Qysh prej atij momenti policia kanë filluar me hetimet rreth iPhone-it të humbur, që përfshinte edhe bastisje në shtëpinë e redaktorit të Gizmodo-së, Jason Chen dhe në marrjen e pajisjeve të tija elektronike, që sipas gazetarëve të shumët cilësohet një akt në kundërshtim me ligjin.

Lajmet e fundit>