Harduer

Apple pritet të sjell disa pajisje që mund të vishen, më e shtrenjta mund të kushtojë 400 $

Aug 31 2014
0 Shpërndarje
Apple pritet të sjell disa pajisje që mund të vishen, më e shtrenjta mund të kushtojë 400 $

AppleHQ8_2040.0_standard_640.0Na ndajnë pak më tepër se një javë nga konferenca më e madhe për shtyp që kompania Apple e mban gjatë këtij viti dhe thashethemet për hyrjen e kompanisë në tregun e pajisjeve që mund të vishen janë duke u përhapur.

Burime të paidentifikuara tani tregojnë për Recode që nuk do të ketë një pajisje të vetme që mund të vishet e që lëshohet nga Apple – ose “iWatch” siç e quajnë shumë persona të tjerë – por shumë modele me çmime të ndryshme. Sipas raportit, ekzekutivët kanë diskutuar ofrimin e një modeli me çmimin prej 400 dollarësh – që është dukshëm më tepër se sa çmimi i garuesve në këtë treg. Modelet nga Samsung dhe LG që përdorin sistemin operativ Android Wear kushtojnë 229 dollarë, respektivisht 199.99 dollarë. Gear 2 nga Samsung kushton 299.99 dollarë.

Nuk është e qartë se si këto modele do të jenë në dispozicion, por nuk do të jetë befasi nëse shohim versione më të lira të pajisjes me madhësi të ndryshme të ekranit, ose mbase me veçori më pak mbresëlënëse.

qNjë raport nga Wall Street Journal i publikuar gjatë qershorit sugjeronte që Apple do të jetë në gjendje që të vijë me çmime të shumta për modele me ekrane të madhësive të ndryshme. Raporti i tanishëm nga Recode shton që nuk është e qartë nëse Apple tashmë ka vendosur rreth çmimit dhe është e mundshme që kompania nuk do të zbulojë se sa kushtojnë pajisjet që mund të vishen deri në një datë të mëvonshme. Një thashetheme tjetër më herët sugjeronte që “iWatch-i” i ardhshëm nuk do të jetë në dispozicion deri vitin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>