Lajmet

Apple: Problemet e sigurisë zbuluar nga Wikileaks janë adresuar të gjitha

Mar 24 2017
0 Shpërndarje
Dokumentet hidhnin dritë rreth teknikave dhe metodave të aplikuara për hakimin e pajisjeve të Apple vetëm nëse agjentët fitonin akses fizik mbi to. Apple: Problemet e sigurisë zbuluar nga Wikileaks janë adresuar të gjitha

Ka ardhur edhe reagimi i Apple lidhur me dokumentet e publikuara ditën e djeshme të cilat zbulonin probleme kritike sigurie në iPhone dhe Mac të shfrytëzuara nga CIA prej vitesh.

Dokumentet hidhnin dritë rreth teknikave dhe metodave të aplikuara për hakimin e pajisjeve të Apple vetëm nëse agjentët fitonin akses fizik mbi to.

Lidhur me dobësitë në fjalë Apple u shpreh:

“Kemi marrë në dorëzim dokumentet më të fundit të Wikileaks. Bazuar në analizat e para, problemet e sigurisë të cilat preknin iPhone 3G janë adresuar në 2009-ën, vitin kur debutoi iPhone 3GS.

Gjithashtu problemet e sigurisë së kompjuterave MAC janë adresuar në 2013-ën. Ne nuk kemi negociuar me Wikileaks për asnjë moment lidhur me informacionet përkatëse.”

Ne themi se çdo ekspert sigurie sapo të ketë në duar pajisjen tuaj, ai mund të bëjë çdo gjë me të. Kjo lloj ndërhyrjeje është shumë më reale dhe më e rrezikshme sesa një kërcënim sigurie.

Me fjalë të tjera pajisjet e Apple janë zhvilluar në atë formë sa ti rezistojnë edhe të tilla ndërhyrjeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>