Lajmet

Apple publikoi betan e katërt publike të iOS 10.3.2

Apr 25 2017
0 Shpërndarje
Zhvilluesit e regjistruar mund të shkarkojnë betan e katërt përmes Qendrës së Zhvilluesve të Apple. Sakaq përdoruesit e regjistruar në betat publike mund ta shkarkojnë direkt në telefonin e tyre. Apple publikoi betan e katërt publike të iOS 10.3.2

Apple ditën e sotme publikoi betan e katërt të iOS 10.3.2 për zhvilluesit dhe testuesit publik, një javë pas betas së tretë dhe një muaj pas iOS 10.3. Gjatë muajit Prill Apple gjithashtu publikoi iOS 10.3.1 me fokus të veçantë në siguri.

Zhvilluesit e regjistruar mund të shkarkojnë betan e katërt përmes Qendrës së Zhvilluesve të Apple. Sakaq përdoruesit e regjistruar në betat publike mund ta shkarkojnë direkt në telefonin e tyre.

Ata që nuk janë regjistruar në programin beta të Apple, ju ftojmë të bashkoheni në këtë lidhje. Në të shumtën e rasteve Apple nuk publikon detaje të përditësimeve andaj ngelen një mister ndryshimet e kësaj beta përveç disa rregullimeve në SiriKit për makinat.

Duke qenë se kemi të bëjmë me një përditësim të më pak të rëndësishëm, iOS 10.3.2 pritet të sjellë rregullime gabimesh dhe performancë të shtuar më tepër sesa veçori të reja. Të paktën këtë gjë kanë provuar tre betat e para. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>