Lajmet

Apple publikoi betan e pestë publike të iOS 10.3.2

Apr 28 2017
0 Shpërndarje
Sakaq beta e kartërt publike kishte rregullime gabimesh, një praktikë e ndjekur edhe në të pestën. Apple publikoi betan e pestë publike të iOS 10.3.2

Apple publikoi ditën e sotme betan e pestë publike të iOS 10.3.2, i cili në vetvete është një përditësim i iOS 10.3 dhe do të dërgohet tek përdoruesit në javët në vijim.

Beta e radhës vjen tre ditë pas betas së katërt publike të sistemit operativ. Edhe këtë herë Apple nuk ka cituar asnjë ndryshim madhor, megjithatë sistemi operativ të jep ndjesinë e një performance më të lartë.

Sakaq beta e katërt publike kishte rregullime gabimesh, një praktikë e ndjekur edhe në të pestën.

Nëse dëshironi të provoni risitë më të fundit të sistemit operativ të iPhone dhe iPad, atëherë ju ftojmë të bëheni një testues i beta publike duke u regjistruar në këtë link.

Regjistrimi është i lirë për të gjithë. Në vetëm pesë javë, Apple pritet të sjellë iOS 11. Konferenca e zhvilluesve WWDC në San Francisco e cila do të mbahet më 5 Qershor këtë vit i ka shërbyer gjithnjë këtij qëllimi, prezantimit të versioneve madhore të iOS. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>