Lajmet

Apple publikoi betan e shtatë publike të iOS 10.2

Dec 7 2016
0 Shpërndarje
Apple publikoi betan e shtatë publike të iOS 10.2

ios-102-public-beta-7-novet-930x698Rrjedhja e betave vetëm vijon. Ditën e sotme Apple solli betan e shtatë publike të iOS 10.2, i cili është përditësimi i parë madhor që nga lançimi i OS 10-tës në Shtator.

Vjen vetëm dy ditë pas betas së gjashtë publike. Dhe si për çudi shumë pak kanë ndryshuar që nga beta e fundit. Ndryshimi i vetëm ka të bëjë me aplikacionin e televizorit të cilin janë të paktën ata përdorues që mund ta shfrytëzojnë me dobi kryesisht në SHBA.

Megjithatë jo domosdoshmërisht duhet të instaloni këtë beta. Kanë ngelur pak ditë nga debutimi zyrtar i iOS 10.2.

Natyrisht shkarkimi është falas përmes programit beta të Apple. Nëse jeni një anëtar i programit, do të shikoni së shpejti shfaqjen e përditësimit në telefonin tuaj.

Nëse nuk jeni anëtar atëherë regjistrohuni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>