Lajmet

Apple publikoi betan e shtatë publike të iOS 10.3, javën e ardhshme versioni final

Mar 17 2017
0 Shpërndarje
Vetëm tre ditë më parë Apple publikoi betan e gjashtë publike të iOS 10.3 dhe ditën e Enjte kompania dërgoi betan e shtatë. Apple publikoi betan e shtatë publike të iOS 10.3, javën e ardhshme versioni final

Frekuenca e lartë e publikimit të betave publike do të thotë një gjë: Apple është shumë pranë debutimit të versionit zyrtar të iOS 10.3.

Edhe kjo beta nuk përmban ndryshime të prekshme për përdoruesin. Me fjalë të tjera shumica e problemeve janë adresuar në sfond me rregullime gabimesh dhe përditësime sigurie.

Nëse nuk dëshironi të prisni për versionin final të iOS 10.3 për ta provuar, atëherë ju ftojmë të bëhen pjesë e Programit Beta të Apple nëpërmjet të cilit do të merrni versione eksperimental të platformës edhe në të ardhmen.

Versioni final i iOS 10.3 do të përmbajë funksionalitetin Find My AirPods, sistemin e ri të skedarëve APFS dhe eksperiencë më fluide gjatë kalim nga një aplikacion tek tjetri. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>