Lajmet

Apple publikoi betan e tretë publike të iOS 10.3

Feb 22 2017
0 Shpërndarje
Ditën e Marte Apple publikoi betan e tretë publike të iOS 10.3. Ky version vjen dy javë pas betas së dytë publike. Po ditën e djeshme beta e re u ofrua edhe për zhvilluesit. Apple publikoi betan e tretë publike të iOS 10.3

Në këtë beta mungojnë ndryshimet madhore me përjashtim të një seksioni “App Compatibility” i cili mund të aksesohet nga Settings – General – About.

Ky seksion liston aplikacionet 32bit të cilat nuk do të funksionojnë në versionet e ardhshme të iOS.

Nëse vizitoni Settings – Cellular, ju mund të aktivizoni ose ç’aktivizoni transferimin e të dhënave në iCloud kur nuk jeni i lidhur me një rrjet Wi-Fi.

Gjithashtu do të vëreni një pamje të re ku vendosni fjalëkalimin ose kodin PIN për tu kyçur në telefon. Rrumbullaqet do të zëvendësojë vijat.

Nëse doni të provoni betan e tretë të iOS 10.3 duhet të bëheni anëtare i Programit Beta. Nëse nuk jeni regjistrohuni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>