Lajmet

Apple publikoi iOS 10.3.2, watchOS 3.2.2, tvOS 10.2.1 dhe macOS 10.12.5

May 15 2017
0 Shpërndarje
Përpara se të instaloni njërin prej përditësimeve sigurohuni që të ruani një kopje rezervë të të dhënave në rast se keni probleme me përditësimin. Apple publikoi iOS 10.3.2, watchOS 3.2.2, tvOS 10.2.1 dhe macOS 10.12.5 Photo Source: Azz Bad/Pexels

Ditën e Hëne Apple publikoi përditësimet e radhës në iPhone, iPad, Apple Watch, Apple TV dhe kompjuterat Mac. Përpara se të instaloni njërin prej përditësimeve sigurohuni që të ruani një kopje rezervë të të dhënave në rast se keni probleme me përditësimin.

iOS 10.3.2

Sipas Apple, iOS 10.3.2 përmban rregullime gabimesh dhe përmirësime të sigurisë. Ju mund të përditësoni duke naviguar në aplikacionin Settings si vijon: General > Software Update. Përditësimi është 196,4 megabajt.

watchOS 3.2.2

Edhe për këtë përditësim watchOS 3.2.2 përmban përmirësime të sigurisë dhe rregullime gabimesh. Për ta instaluar duhet të jeni i lidhur në internet Wi-Fi me iPhone tuaj. Bateria e orës duhet të ketë të paktën 50% kapacitet.

Më hapni aplikacionin Watch në iPhone dhe navigoni si vijon: General > Software Update.

tvOS 10.2.1

Ashtu si iOS dhe watchOS, tvOS 10.2.1 sjell rregullime gabimesh performancë të shtuar në gjeneratën e katërt të Apple TV.

Për ta përditësuar hapni aplikacionin Settings dhe navigoni në: System > Software Update.

macOS 10.12.5

Sipas Apple, macOS 10.12.5 përmban:

  • Rregullime të problemit me audion përmes kufjeve
  • Mbështetja për formatet RAW
  • Rritet përshtatshmëria e aplikacioneve në Mac App Store
  • Rregullime të problemit me orën në versionet edukative dhe Enterprise të sistemit operativ

Përditësimi përmban edhe një sërë përditësimesh sigurie. Gjithashtu është përditësuar iTunes 12.6.1 macOS 10.12.5 mund të instalohet nga App Store. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>