Lajmet

Apple publikoi iOS 11.4.1 dhe bllokon “aksesin” e policisë në iPhone-t tanë

Jul 10 2018
0 Shpërndarje
Ky opsion është paksa konfuz. Nëse dëshironi që iPhone juaj të jetë i sigurtë, duhet ta lini të fikur opsionin në fjalë. Apple publikoi iOS 11.4.1 dhe bllokon “aksesin” e policisë në iPhone-t tanë

Apple publikoi ditën e sotme iOS 11.4.1 ndërsa shumë prej nesh jemi në pritje të iOS 12.

Versioni i ri i iOS sjell një opsion shumë të rëndësishëm sigurie: USB Restriced Mode.

Apple ka shtuar mbrojtje ndaj pajisjeve USB që përdoren nga agjencitë ligjzbatuese dhe kompanitë private për të thyer fjalëkalimet e iPhone.

Nëse vizitoni hapësirën e konfigurimeve “Settings” nën kategorinë Face ID dhe Passcode, do të vëreni një opsion të ri për aksesorët USB.

Automatikisht ky opsion është i fikur që do të thotë se kur iPhone dhe iPad juaj është bllokuar për më tepër se një orë, iOS nuk do të lejojë më aksesorë USB të lidhen me telefonin.

Kështu kompania u mbyll derën mjeteve të thyerjes së fjalëkalimeve si GrayKey.

Ky opsion është paksa konfuz. Nëse dëshironi që iPhone juaj të jetë i sigurtë, duhet ta lini të fikur opsionin në fjalë.

Përditësimi iOS 11.4.1 shton edhe më tej privatësinë për të cilën kompania shquhet. Në 2016-ën Apple refuzoi ti jepte akses FBI-së mbi iPhone e atentatorit të San Bernardinos.

Pasi nisi një betejë ligjore me Apple, FBI-ja u tërhoqi dhe zgjodhi të paguante një firmë sigurie për të thyer iPhone 5C-në. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>