Lajmet

Apple publikoi përditësimin e dytë madhor në macOS Sierra, 10.12.2

Dec 15 2016
0 Shpërndarje
Apple publikoi përditësimin e dytë madhor në macOS Sierra, 10.12.2

dsc05811-800x450Apple publikoi versionin final të macOS 10.12.2 ditën e djeshme dhe është përditësimi i dytë madhor në MacOS Sierra që nga debutimi i Shtatorit.

MacOS 10.12.2 ndjek hapat e iOS 10.2 me mbështetje për emoji të reja. Megjithatë pjesa më e madhe e ndryshimeve është në sfond pak të dukshme për pjesën më të madhe të përdoruesve.

Le të fillojmë me ndryshime e përgjithshme. Për modelet duke filluar nag 2013-ta që mbështetin shkyçjet e kompjuterit përmes Apple Watch, aktivizimi dhe përdorimi i këtij funksionaliteti do të jetë shumë më i lehtë.

Apple tha se kishte riparuar një problem me njoftimet e iCloud Desktop. Një tjetër rregullim është përmirësimi i cilësisë së zërit të asistentit dixhital Siri ku përdoret me kufje Bluetooth. Problemi shkonte deri në atë masë sa të mos njiheshin komandat nga Siri.

Aplikacioni i fotove tashmë duhet të jetë më stabil. Llogaritë Microsoft Exchange do të përditësohen më shpesh në aplikacionin Mail. Shtojcat për shfletuesin Safari të shkarkuara nga burime të palëve të treta duhet të instalohen lehtësisht. Së fundi instalimet e Windows 7-tës dhe 8-tës mbështeten në kompjuterat Mac falë Sierra.

10.12.2 dhe modelet e reja MacBook Pro

Lajmet se përdoruesit po raportonin një jetëgjatësi të dobët të baterisë në MacBook Pro e rinj sidomos tek modelet me panelin e butonëve funksionale me prekje Touch Bar, shpërthyen. Sipas ankesave, jetëgjatësia e baterisë ishte shumë larg parashikimeve të Apple prej 10 orësh.

Sipas Apple çdo është po funksionon siç duhet dhe jetëgjatësia e baterisë varet sipas punëve që kryeni me laptopin. Megjithatë macOS 10.12.2 përmban një rregullim të matësit të kohës së ngelur.

Kjo nuk do të rregullojë asnjë problem me baterinë thjeshtë nuk do ti bëjë të mashtrohen nga matësi i jetëgjatësisë së baterisë. 10.12.2 përmirëson një sërë gjestesh që mund të kryhen me Trackpad-et, rregullon problemet me korruptimin e grafikave, adreson çaktivizimin e System Integrity Protection.

Ndryshime janë aplikuar edhe në Touch Bar e ri. Duke mbajtur të shtype butonët CMD-SHIF-6, kompjuteri do të kapë një imazh të Touch Bar në atë moment. Është shtuar një buton për të aktivizuar shkrimin me dorë në TrackPad.

macOS 10.12.2 mund të shkarkohet përmes seksionin Updates në Mac App Store. Kopjet e reja të macOS Sierra duke filluar nga dita e sotme duhet të përmbajnë ndryshimet e reja. (PCWorld Albanian)

Tags >

macOS
Lajmet e fundit>