Lajmet

Apple publikoi përditësimin iOS 11.2

Dec 2 2017
0 Shpërndarje
Kjo veçori në të vërtetë është e disponueshme vetëm në SHBA aktualisht por pritet që në muajt e ardhshëm të ofrohet në mbarë botën. Apple publikoi përditësimin iOS 11.2 Photo Source: Verge

Është koha të përditësoni përsëri iPhone tuaj. Apple publikoi iOS 11.2 dhe tipari kryesor i këtij përditësimi është Apple Pay Cash, një funksion i cili bën të mundur dërgimin dhe pranimin e parave nga miqtë dhe familja që përdorin Apple Pay.

Kjo veçori në të vërtetë është e disponueshme vetëm në SHBA aktualisht por pritet që në muajt e ardhshëm të ofrohet në mbarë botën.

Sa i takon riparimeve të problemeve dhe përmirësimeve Apple ka publikuar një listë ku spikatin:

  • Tre sfonde live për iPhone X
  • Është përmirësuar stabilizimi optik
  • Është përmirësuar stabiliteti i Calendarit
  • Është adresuar një problem ku paneli i Settings shfaqej bosh
  • Është adresuar një problem ku përdoruesit nuk mund të fshinin foto kur iCloud është plot

Përtej këtyre e disa rregullimeve të tjera të gabimeve, Apple ka aplikuar ndryshime në mënyrën sesi butonët Wi-Fi dhe Bluetooth funksionon nga paneli i njoftimeve.

Këta butonë që në të kaluarën përdoreshin për të fikur rrjetet në fjalë tashmë thjesht bllokojnë lidhjet e reja por nuk fikin Bluetooth dhe Wi-Fi. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>