Lajmet

Apple publikoi versionin 10.3.1 të iOS së bashku me një version 32bit për iPhone 5 dhe 5C

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Përditësimi i cili ka numër 14E304, është i vogël në madhësi. Ata që kanë arritur të përditësojnë në iOS 10.3, përditësimi ka një madhësi vetëm 30 megabajt. Apple publikoi versionin 10.3.1 të iOS së bashku me një version 32bit për iPhone 5 dhe 5C Photo Source: VB

Apple publikoi ditën e sotme iOS 10.3.1, një përditësimi i vogël i iOS 10.3 i cili do të jetë i disponueshëm gjatë javës.

Përditësimi i cili ka numër 14E304, është i vogël në madhësi. Ata që kanë arritur të përditësojnë në iOS 10.3, përditësimi ka një madhësi vetëm 30 megabajt.

Në aspektin e veçorive të reja ky përditësim nuk është i tillë. Ndërsa sa i përket rregullimeve të gabimeve, mund të jetë vetëm një riparim.

Gal Beniamini, një hulumtues sigurie pranë Projektit Zero të Google, zbuloi një problem në çipin Wi-Fi të pajisjeve iOS ku sulmuesit kishin mundësi të aktivizonin kod në distancë. Tashmë ky problem është adresuar.

Një tjetër risi e këtij publikimi është disponueshmëria e versionin 32bit të sistemit operativ për iPhone 5 dhe 5C.

Ndërkaq përdorues të cilët janë të regjistruar në programin beta, iOS 10.3.2 do të ofrohet në javët në vijim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>