Lajmet

Apple publikon betan e dytë të iOS 11 për zhvilluesit, beta publike në fund të muajit

Jun 22 2017
0 Shpërndarje
Së bashku me riparimet e gabimeve, ky version përmban edhe disa ndryshime të përfshira në iOS 11. Apple publikon betan e dytë të iOS 11 për zhvilluesit, beta publike në fund të muajit Photo Source: 9to5Mac

Pasditen e së Mërkures Apple publikoi betan e dytë të iOS 11 për zhvilluesit. iOS 11 Beta 2 sjell një listë të gjatë me rregullime të problemeve të zbuluara në iOS 11.

Ndër të tjera një prej problemeve kryesore ishte shfaqja e një dritareje të papritur gjatë rindezjes së iPhone 7 dhe 7 Plus si dhe një njoftim SOS i cili qëndron aktiv edhe pas ndalimit të paralajmërimit.

Së bashku me riparimet e gabimeve, ky version përmban edhe disa ndryshime të përfshira në iOS 11 si funksioni “Do Not Disturb While Driving.”

Apple ka lajmëruar se brenda fundit të muajit do të lançojë një beta publike të iOS 11. Nëse jeni të interesuar për provuar risitë më të fundit ju ftojmë të regjistroheni në beta.apple.com.

iOS 11 është versioni i radhës madhor i sistemit operativ mobil të Apple. Risi dhe opsione pritet të shtohen në Apple Pay, Siri, iMessage, Kamera, Njoftime dhe një pamje të re të App Store.

Ndërsa versioni final i platformës mobile nuk do të jetë i disponueshëm deri në Shtator, Apple zbuloi çdo të re që pritet të sjell ky version madhor i iOS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>