Lajmet

Apple publikon betan e tretë publike të iOS 10.3.2

Apr 18 2017
0 Shpërndarje
Raportohet se ky ndërtim ka një rritje të performancës. Vitin e kaluar Apple anashkaloi iOS 9.3.2 për iOS 10-ën Apple publikon betan e tretë publike të iOS 10.3.2 Photo Source: Apple

Apple publikoi ditën e sotme betan e tretë publike të iOS 10.3.2, një përditësim i rëndësishëm i iOS 10.3 dhe sistemit operativ iOS 10.

Pak orë më parë kjo beta ishte e disponueshme për zhvilluesit ndërsa në këtë moment të gjithë anëtarët e programit mund ta shkarkojnë. Të interesuar mund të regjistrohen në këtë formular për tu bërë pjesë e fushatës.

Përditësimi i ditës së sotme ka një peshë prej 195 megabajt, një përditësim më i madh se paraardhësi. Në pamje të parë ndryshimet janë inekzistente ku edhe Apple nuk citon diçka të re specifike.

Raportohet se ky ndërtim ka një rritje të performancës. Vitin e kaluar Apple anashkaloi iOS 9.3.2 për iOS 10-ën. Këtë vit edhe pse situata nuk duket e tillë në pamje të parë, Konferenca e Zhvilluesve ku Apple do të prezantojë iOS 11 është pak javë larg. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>